Alexander Zverev gjysmëfinalisti i parë i Australian Open
A

Alexander Zverev gjysmëfinalisti i parë i Australian Open

Alexander Zverev ka siguruar kualifikimin për në gjysmëfinalet e Australian Open për të tretin vit radhazi, pas fitores ndaj talentit të ri Learner Tien me rezultatin 3-1 në sete: 6-3, 6-7(5), 6-1, 7-6(3).

Tenisti gjerman konfirmoi edhe një herë formën e tij të lartë në fushat e Melbourne-it, duke vazhduar paraqitjet e qëndrueshme në turnetë e mëdhenj.

Për Zverevin, finalist i edicionit të kaluar, kjo përfaqëson gjysmëfinalen e dhjetë në karrierë në një turne Grand Slam, si dhe të katërtën në total në Australian Open, një tregues i qartë i konsistencës së tij në nivelet më të larta të tenisit botëror.

Numri 3 i renditjes ATP e ndërtoi suksesin kryesisht mbi shërbimin e fuqishëm, duke realizuar plot 24 “ace” gjatë ndeshjes, ndërsa regjistroi vetëm një gabim të dyfishtë, statistikë që tregon qartësisht nivelin e lartë të përqendrimit dhe kontrollit në momentet vendimtare.

Në fazën gjysmëfinale, Zverev pret të mësojë kundërshtarin e radhës, që do të dalë nga përballja mes Carlos Alcaraz dhe Alex De Minaur, një duel që pritet me interes të madh nga tifozët dhe ekspertët e tenisit. /AutoPortali

TË FUNDIT