Allmir Suhodolli fitues i garës së tretë
A

Allmir Suhodolli fitues i garës së tretë

Është mbajtur gara e tretë në disiplinën F1, në kuadër të Kampionatit të Kosovës në Motorsportin Digjital, organizuar nga SRK dhe FASK.

Gara u organizua në ambientet e Sim Race Kosova, në shtegun e famshëm të Austrisë në Red Bull Ring.

Përkundër kushteve të vështira të vozitjes në kohë me shi, garuesit treguan performancë të shkëlqyeshme, e në veçanti treshja kryesuese e garës ndërmjet të cilëve pati duele mjaft interesante.

Vendi i parë i takoi Allmir Suhodollit, fituesit të garës së parafundit në Mexico city (i cili gjithashtu javën e kaluar zuri vendin e parë në disiplinën GT3). I dyti u rendit Enver Suhodolli, fituesi i garës së parë në këtë kampionat dhe vendi i tretë i takoi të riut të talentuar Agis Kaquri.

Në fakt Kaquri është duke befasuar për të mirë, pasi në debutimin e tij, në garën e parafundit ishte i dyti.

Performancë të shkëlqyer treguan Adriot Kelmendi, i cili përfundoi garën në vendin e katërt dhe Leon Berisha që u rendit i pesti.

Gara e radhës, sipas kalendarit të shpallur, do të mbahet pas tri javësh, respektvisht më  28 prill, në shtegun e Barcelonës.

TË FUNDIT