Alonso kritikon hapur skuadrën Aston Martin
A

Alonso kritikon hapur skuadrën Aston Martin

Fernando Alonso ka kritikuar hapur ekipin e Aston Martin, duke thënë se aplikimi i përmirësimeve që nuk funksionojnë “nuk duhet të ndodhë në Formula 1”. Ai shtoi se F1 nuk është një vend për eksperimentime pa rezultat.

Pavarësisht shumë pjesëve të reja gjatë sezonit, makina ka treguar performancë të paqëndrueshme. Problemet me simulimet dhe mungesa e rezultateve kanë detyruar ekipin të bëjë ndryshime në drejtim dhe zhvillim.

Shefi i ri Andy Cowell ka premtuar zhvillime më të qëndrueshme për vitin 2026, por për 2025, Alonso dhe Stroll vazhdojnë të vuajnë me një makinë që nuk është konkurruese në çdo garë.

TË FUNDIT