Alonso me përshkrim interesant për vetveten
A

Alonso me përshkrim interesant për vetveten

Fernando Alonso ka kritikuar hapur fatin e tij gjatë sezonit 2025 të Formula 1, pas një tjetër fundjave zhgënjyese në Çmimin e Madh të Azerbajxhanit, ku përfundoi në vendin e 15-të.

Piloti i Aston Martin deklaroi se gjithçka shkon keq pikërisht atëherë kur makina është konkurruese, ndërsa në pistat ku AMR25 nuk përshtatet, nuk ndodh asnjë incident që mund të përfitojë.

Në Baku, Alonso u penalizua me pesë sekonda pas një nisjeje të gabuar, pasi reagoi ndaj lëvizjes së parakohshme të Oscar Piastri. Sipas tij, kjo nuk ndikoi shumë në rezultatin final, pasi ritmi i makinës ishte shumë i dobët.

Spanjolli ka shënuar katër tërheqje këtë sezon, tri prej tyre për shkak të problemeve teknike dhe renditet vetëm në vendin e 14-të në klasifikim, me 32 pikë. Ai thekson se fatkeqësitë teknike dhe mungesa e sigurisë në pistë ndodhin vetëm kur makina e tij është në formë, siç ndodhi në Zandvoort, Imola dhe Monako.

Alonso beson se do të jetë “makina e fundit” në garat e ardhshme në Las Vegas, Meksikë dhe Katar, por ka shpresa se pista e Singaporit dhe fundi i sezonit mund të sjellin rezultate më të mira.

“Vetëm kur jemi të shpejtë ndodhin ‘safety car’-ët dhe çudirat. Kur jemi të fundit, gjithçka shkon qetë. Ky është fati ynë këtë vit dhe duhet ta pranojmë”, tha Alonso pas garës në Baku.

TË FUNDIT