Kanë kaluar 39 ndeshje në ciklin 2023-2024 që Bayer Leverkusen nuk ka pësuar humbje, përfshirë të gjitha garat. Saktësisht, 34 fitore dhe 5 barazime në të gjitha garat ku “aspirinat” kanë dalë të pamposhtur. Asnjë ekip gjerman nuk ka arritur një statistikë të tillë.
Megjithatë, Xsabi Alonso kanë ende punë për të shënuar më germa “të arta” rekordet e pathyeshmërisë për ekipin gjerman. Antonio Conte, në periudhën maj 2011 deri në maj 2022, regjistroi 43 takime pa disfatë në “timonin” e Juventusit. Më pas renditet Celtic i Brendan Rogers.

Zinedine Zidane edhe pse emër i ri në botën e trajnerëve të nivelit botëror, ka lënë gjurmë të papërsëritshme në ciklin prill 2016-janar 2017, konkretisht 40 duele pa humbje.
“Aspirinat” momentalisht janë ndalur në kuotën e 39-të. Atyre u nevojiten edhe 4 ndeshje pa rezultat negativ për të vendosur në të njëjtën vijë me Juventusin e Contes (43), çka nënkupton se duhet të dalin pa humbje kundër Dyseldorf (Kupë), Union Berlin (Bundesligë), West Ham (Europa Ligë) dhe Verderit (Bundesligë).



