Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alves u dënua me katër vjet burg në shkurt nga gjykata e lartë e Katalonjës për sulm seksual ndaj një gruaje. Sot, ai doli i lirë për herë të parë që nga janari i vitit 2023, kur u arrestua.
Ish-shoku i tij i skuadrës te Barcelona, Memphis Depay, thuhet se i ka paguar brazilianit shumën prej 1 milion eurosh për ta nxjerrë nga burgu pas dënimit të tij për përdhunim.
Sipas Barca Universal, Depay ka paguar shumën e tij të lirisë me kusht. Dyshja luajti 12 ndeshje së bashku për Barcelonën gjatë sezonit 2021/22 në të gjitha garat.
Sipas ESPN, Alves po kërkonte mënyra për të përmbushur shumën e kushtit prej 1 milion euro. Ai thuhet se po mendonte të lironte disa nga asetet e tij dhe të kërkonte para që i detyroheshin nga agjencia spanjolle e taksave.
I believe Dani Alves will reconsider calling Messi his friend. Some people don’t even love you like that. This man was worshipping Messi like crazy. When he got arrested Messi never said anything because he will lose money. If this had been CR7 like you will hear stories pic.twitter.com/CotdH3oYNx
— Nasir Aamari 🇬🇭🇨🇦🍁 (@Nas_907) March 26, 2024
Pas vendimit për lirimin me kusht, ka reaguar avokatja e viktimës, Ester Garcia. Ajo tha përmes ESPN:
“Është drejtësi për të pasurit”.
Alves nuk do të lejohet brenda 1000 metrave nga viktima. Ai gjithashtu nuk duhet të komunikojëme të, ndërsa duhet që për çdo javë të paraqitet në gjykatë.



