Ancelotti me hatër mbetje, publikon listën e Brazilit me asnjë lojtar të Realit të ftuar
A

Ancelotti me hatër mbetje, publikon listën e Brazilit me asnjë lojtar të Realit të ftuar

Carlo Ancelotti ka shpallur listën e Brazilit për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2026 ndaj Kilit dhe Bolivisë.

Trajneri italian ka përfshirë disa emra të rinj, si Caio Henrique, Douglas Santos dhe Kaio Jorge.

Bie në sy mungesa e plotë e lojtarëve të Real Madridit, Vini Jr (i pezulluar) dhe Rodrygo nuk janë thirrur, gjithashtu, mungon edhe Neymar për shkak të dëmtimit, transmeton AutoPortali.

Në krahasim me listën e kaluar, ka nëntë ndryshime, rikthehen: Fabricio Bruno, Gabriel Magalhães, Joelinton, Paquetá, João Pedro, Luiz Henrique dhe të tjerë.

 

Lista zyrtare:

Portierë: Alisson, Bento, Hugo Souza

Mbrojtës: Marquinhos, Gabriel Magalhães, Fabrício Bruno, Alexsandro Ribeiro

Anësorë: Caio Henrique, Douglas Santos, Alex Sandro, Vanderson, Wesley

Mesfushorë: Casemiro, Bruno Guimarães, Andrey Santos, Joelinton, Lucas Paquetá

Sulmues: Richarlison, Raphinha, Martinelli, João Pedro, Kaio Jorge, Luiz Henrique, Matheus Cunha, Estêvão

Brazili ka siguruar kualifikimin për Kupën e Botës dhe do të përballet me Kilin më 4 shtator dhe Bolivinë më 9 shtator.

TË FUNDIT