Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ishte shumë i kënaqur me instinktet luftarake të skuadrës së tij kundër Manchester Cityt dhe për kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
“Ne filluam mirë, morëm epërsinë dhe më pas vuajtëm, luftuam, sakrifikuam. U mbrojtëm shumë thellë, City kishte më shumë kontroll. Në fakt ata gjithmonë kanë më shumë kontroll. Mendoj se u mbrojtëm shumë, shumë mirë”, ka thënë fillimisht Ancelotti.
“Ne e kemi parë Real Madridin shumë herë këtë sezon, gjë që nxjerr në pah diçka që askush nuk e kishte menduar se do ta kishim. Në penallti ishim shumë të bindur se do të kualifikoheshim. Natyrisht që më pëlqen shumë kur shoh një ekip që sakrifikon dhe lufton. Këtu mund të fitohet vetëm në këtë mënyrë”.
Real Madridi do të përballet në gjysmëfinale me Bayern Munichun, por fillimisht do të përballet me Barcelonën në La Liga.

Ancelotti pret që lojtarët e tij të rikuperohen me kohë për El Clasico.
“Nuk kemi asnjë problem fizik dhe kemi kohë deri të dielën për t’u rikuperuar. Do të flemë të qetë për t’u rikuperuar dhe për të kuptuar se kemi arritur diçka shumë të mirë. Të gjithë menduan se ne kishim vdekur, por Real Madridi nuk dorëzohet kurrë sepse Real Madridi nuk vdes kurrë”, përfundoi italiani.



