Legjenda e Barcelonës dhe e përfaqësueses së Spanjës, Andrés Iniesta, është emëruar drejtor sportiv i përfaqësueses së Maroku.
Federata Marokene e Futbollit ka konfirmuar zyrtarisht marrëveshjen, duke bërë të ditur se ish-mesfushori spanjoll do të ketë një rol të rëndësishëm në planifikimin strategjik dhe zhvillimin afatgjatë të futbollit në vend.
Sipas njoftimit të federatës, Iniesta do të jetë përgjegjës për vendosjen e një filozofie të unifikuar të lojës, që do të zbatohet nga ekipet e moshave deri te kombëtarja e parë.
Po ashtu, ai do të kontribuojë në zhvillimin e lojtarëve të rinj dhe në përmirësimin e punës së stafeve teknike në të gjitha nivelet e përfaqësueses.
Një pjesë e rëndësishme e detyrave të tij lidhet edhe me përgatitjet për FIFA World Cup 2026, si dhe me projektet afatgjata të futbollit maroken në prag të FIFA World Cup 2030, turne që do të bashkëorganizohet nga Spanja, Portugalia dhe Maroku.
Ish-mesfushori legjendar pritet të sjellë përvojën e tij të jashtëzakonshme dhe filozofinë e futbollit që e karakterizoi gjatë karrierës së tij, me synimin për ta ngritur futbollin maroken në një nivel edhe më të lartë në arenën ndërkombëtare. /AutoPortali



