Anglia në çerekfinale, pas një tjetër paraqitjeje të zbehtë
A

Anglia në çerekfinale, pas një tjetër paraqitjeje të zbehtë

Anglia është kualfikuar në çerekfinale të EURO 2024, pas fitores ndaj Sllovakisë, në një ndeshje në të cilën fituesi u përcaktua vetëm pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta.

Sllovakët e nisën shumë mirë takimin, duke sulmuar “Tre Luanët” nga të dy krahët.

Pas gjashtë minutash lojë, David Hancko krijoi rastin e parë serioz për Sllovakinë, por që goditja e tij nga afër përfundoi pranë shtyllës së djathtë.

Rastin e parë serioz për Anglinë e krijoi Phil Foden (21’), që u rrëzua në zonë, por gjyqtari Hamit Umut Meler sinjalizoi se nuk ka penallti dhe loja duhej vazhduar.

Katër minuta më vonë, Ivan Schranz heshti lojtarët dhe tifozët anglezë, kur realizoi për 1-0.

Anglia më pas u aktivizua me të gjitha forcat në sulm, por Sllovakia tashmë kishte fituar besimin se mund ta dëmtonte kombëtaren angleze nga çdo hapësirë që u jepej.

Në 45 minutat e dytë dominuan anglezët, që me shumë mund ia dolën të barazonin shifrat.

Në minutën e 50-të, Phil Foden mendoi se kishte shënuar, por VAR-i e anuloi për pozicion të tij jashtë loje.

Në minutën e 78-të, Foden gjeti për mrekulli Kanen, por ylli i Bayern Munichut nuk arriti të gjente kuadratin.

Në minutën e 81-të, Declan Rive lëshoi një goditje të fuqishme, që përfundoi në shtyllën e majtë, ndërsa nga topi i kthyer Kane nuk ia doli të shënonte në portën e zbrazët.

Anglia shkoi me të gjitha forcat në sulm, duke arritur ta barazonin rezultatin në 1-1 me golin e Jude Bellingham, që shënoi me goditje gërshërë në minutën e 90+5-të për rezultatin 1-1 për ta çuar ndeshjen në vazhdime.

Me të nisur vazhdimet, Anglia e realizoi përmbysjen e për 2-1, kur Ivan Toney e gjeti Harry Kanen që realizoi golin e epërsisë.

Peter Pekarik (105’) rrezikoi portën e “Tre Luanëve”, por që goditja e tij ishte e pasaktë.

Anglezët ia dolën të mbanin këtë epërsi minimale, për të kaluar në çerekfinale, aty ku do të përballen me Zvicrën që eliminoi Italinë.

TË FUNDIT