Sezoni i fundit në Premier League rezultoi fantastik ku Arsenal dhe Manchester City luftuan deri “frymën e fundit”, me “qytetarët” që u shpallën kampion.
Ashtu siç pritej, Arsenal dhe Manchester City rrëmbyen skenën kryesore edhe në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për lojtarët më të mirë të sezonit.
Futbollisti më i mirë i vitit në Premier League u votua Phil Foden. Ylli i Cityt zhvilloi një super sezon duke udhëhequr ekipin e Pep Guardiolas. Foden realizoi 22 gola në total në të gjitha garat.
Lojtari i ri më i mirë i vitit u votua Cole Palmer. Sulmuesi i Chelseas ishte brilant, i vetmi detaj pozitiv i “bluve” sezonin e fundit.

Palmer realizoi 22 gola në 33 ndeshje duke u shpallur dhe golashënuesi më i mirë i Premier League.
Formacioni
Pavarësisht se nuk arritën të thyenin Manchester Cityn, Arsenal dominoi në formacionin më të mirë të vitit. “Topçinjtë” përfaqësohen me 5 lojtarë, portieri Raya, Saliba, Megalhaes, Rice dhe Odegard. Në formacionin më të mirë të vitit u votuan dhe 4 lojtarë të Man.City, Walker, Rodri, Haaland dhe Foden.



