Pas zhgënjimit të pësuar në garën e fundit të Formula 1 zhvilluar në Baku, piloti italian Kimi Antonelli kërkon të ndryshojë fytyrë në garën e radhës, atë që zhvillohet në Malajzi.
“Në Baku nuk kisha të njëjtin ritëm si në fundjavat e kaluara, ishte një betejë e vështirë që nga sesioni i parë i provave të lira. Ishte fundjava më e dobët e vitit, një nga ato ditë kur duhet të jesh i kënaqur me vendin e pestë, veçanërisht duke marrë parasysh atë që ndodhi me makinën e sigurisë”, tha Antonelli.
Më tej, piloti i Mercedes sqaroi: “George pati një fundjavë fantastike, por do të sigurohem që të rikthehem në nivelin tim të zakonshëm në javën e ardhshme”.
Kimi ka edhe një mesazh për shokun e skuadrës, Russell, i cili e shkurtoi me 15 pikë diferencën në renditjen e kampionatit botëror: “Dua të rikthehem në nivelin tim në Malajzi, nuk kam garuar kurrë atje, por është një pistë e shkëlqyer dhe mendoj se është një mundësi e mirë për të rivendosur rendin natyror të gjërave“.



