Antonelli “i përulet” makinës që e pati në Montekarlo
A

Antonelli “i përulet” makinës që e pati në Montekarlo

“Ishte një nga ditët që u ndjeva më mirë ndonjëherë duke u ulur në një makinë garash.” Kështu deklaroi piloti i ri italian Kimi Antonelli, që të dielën fitoi garën e tij të pestë radhazi në Formula 1, atë zhvilluar në Montekarlo.

Italiani ishte një dominues i pamohueshëm dhe i pakontestueshëm në pistë. Piloti i Mercedes ishte protagonist i një fundjave të denjë për një fenomen në një kategori tjetër dhe asgjë nuk e ndaloi, as një flamur i kuq dhe dy nisje të garës.

“Nuk ishte e lehtë sepse deri në flamurin e kuq isha në një ritëm të mirë,” tha Antonelli, që më tej shtoi: “Po shtyja, por jo shumë, vetëm për të ruajtur përqendrimin. Isha shumë rehat në makinën time”.

“Përballimi i momentit që u ndal gara nuk ishte i lehtë, veçanërisht sepse më duhej të ribëja një procedurë të tërë nisjeje. Por, duhet të them se pas nisjes gjithçka shkoi mirë, dhe që nga ajo kohë bëra dhjetë xhirot e fundit, ku u argëtova shumë”, shtoi Antonelli.

“Në këtë garë, i vetmi person që mund të më ndalonte isha unë vetë. Tani po shkojmë në Barcelonë, një fundjavë tjetër krejtësisht e ndryshme, por çdo fundjavë do të jetë një përvojë e ndryshme”, tha italiani.

Në fund, Antonelli komentoi: “Padyshim që do ta shijoj momentin tani. Pastaj do të jetë e rëndësishme të kujtohem të përqendrohem te gjërat që kanë rëndësi dhe të jap shumë guxim dhe vendosmëri.”

TË FUNDIT