Ardian Ismajli drejt gjigantit italian
A

Ardian Ismajli drejt gjigantit italian

Mbrojtësi Ardian Ismajli po kalon një periudhë të mirë te Empoli. Paraqitjet e tij nuk kanë mbetur pa u vënë re, ndërsa së fundmi është Napoli që ka shfaqur interes për mbrojtësin e Shqipërisë. Rreth kësaj teme ka folur ndërmjetësi, Serxhio Mezi.

“Mund të them se kemi kohë që po punojmë për këtë operacion. Ka pasur skuadra të tjera të interesuara, si  Genoa dhe Sassuolo. Lojtari, megjithatë donte të bënte një hap më tej dhe vendosi për Napolin. Mund të them se kemi punuar që nga janari. Unë jam agjent, por për momentin nuk jam realisht agjent i Ismajlit, jam ndërmjetësi. Në vijim do të kuptohet nëse do ketë takime të tjera”, ka thënë Mezi.

TË FUNDIT