Ardian Ismajli kërkohet me ngulm nga skuadra e madhe evropiane
A

Ardian Ismajli kërkohet me ngulm nga skuadra e madhe evropiane

Ardian Ismajli pati një fazë kualifikuese fantastike, për në Euro 2024, si dhe ishte thuajse perfekt, me lojën e tij, tek italianët e Empoli, mirëpo kjo nuk mjaftoi që “kolosi” i mbrojtjes të luante qoftë edhe një minutë, në Kampionatin Evropian të Gjermanisë, aventurë që i la një “shije” shumë të hidhur.

Mirëpo, duket se lënia në bankinë nuk mund ta zbehë shkëlqimin, pasi ai është në fokusin e një ekipi goxha të njohur në Evropë e padyshim një ndër më të mëdhenjtë në Ballkan. Bëhet fjalë për “Shqiponjat e Zeza”, të Besiktas, që janë vënë pas kartonit të tij.

Ismajli ishte një kërkesë e veçantë e teknikut holandez, Giovanni Van Bronckhorst, i cili e kërkon me ngulm 27-vjeçarin, si pjesë të mbrojtjes së skuadrës për sezonin e ri dhe tashmë “gjigantëve” të futbollit turk i duhet vetëm të arrijë akordin me Empolin, për të bashkuar “shtatlartin” e mbrojtjes, me dy “yje” të tjerë shqiptar, në Stamboll, Ernest Muçi e Milot Rashica.

TË FUNDIT