Arrestohet Usyk,  Zelensky ndërhyn për lirimin e tij (VIDEO)
A

Arrestohet Usyk,  Zelensky ndërhyn për lirimin e tij (VIDEO)

Kampioni i botës në boks, ukrainasi Oleksandr Usyk (37), u arrestua në aeroportin e Krakovit, teksa video e arrestimit u bë virale në rrjetet sociale.

Sipas mediave, Usyk planifikoi të fluturonte për në Valencia (Spanjë) ku dëshiron të përgatitet për revanshin kundër Tyson Fury (36) në Riad (Arabia Saudite), më 21 dhjetor.

Ukrainasi u ndalua në rrethana të paqarta dhe më pas u deklarua se ishte një keqkuptim. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ndërhyri menjëherë në këtë rast, pas së cilës Usyk u la i lirë.

“Kishte një keqkuptim. Gjithçka u zgjidh shpejt. Faleminderit të gjithëve që u kujdesën. Faleminderit diplomatëve ukrainas për mbështetjen e tyre efektive”, shkroi Usyk në Twitter.

TË FUNDIT