Kenan Yildiz aktualisht është duke kaluar në formë të shkëlqyer tek skuadra italiane, Juventus.
20-vjeçari sezonin e kaluar e mbylli me 12 gola dhe nëntë asiste, ndërsa sezonin e ri e fillojë në menyrën më të mirë të mundshme, ku deri më tani ka arritur t’i shënojë dy gola dhe duke krijuar katër asistime në vetëm 5 ndeshje të zhvilluara, transmeton AutoPortali.
Sipas mediave angleze, Arsenal ka shprehur interesim për kartonin e yllit turk.
“Zonja e Vjetër” e kanë vlerësuar se vlera e lojtarit është mes 100 dhe 120 milionë euro, ndërsa synimi i tyre është ta blindojnë me një kontratë të re afatgjate.
Marrëveshja aktuale e tij është e vlefshme deri në vitin 2029, por Juventus është i përgatitur të ofrojë kushte të përmirësuara për ta mbajtur një nga talentët më premtues të futbollit evropian në Torino.



