Trajenri i Arsenalit, Mikel Arteta, në një intervistë për Sky është pyetur edhe për futbollistin më të mirë të të gjitha kohëve, pyetje në të cilën është përgjigjur pas hezitim.
“Padyshim Lionel Messi, nuk mund të krahasohet me asnjë. Për mua dhe tre djemtë e mi, ai është më i miri. Vërtet jemi me fat që kemi pasur mundësinë ta shohim duke luajtur futbollistin më të mirë të të gjitha kohëve”, ka thënë spanjolli.

Gjatë karrierës së tij të begatshme, Messi ka luajtur për Barcelonën, PSG-në, ndërsa aktualisht luan te Inter Miami.
Ai ka fituar gjithçka që mund të fitohet në konkurrencën e klubeve dhe kombëtareve, ndërsa në konkurrencën individuale ka shkëlqyer duke e fituar tetë herë “Topin e Artë”.



