Asllani shumë afër të bëhet bashkëlojtar me Rashicën
A

Asllani shumë afër të bëhet bashkëlojtar me Rashicën

Kristjan Asllani është duke kërkuar një skuadër të re gjatë afatit kalimtar të janarit, me largimin nga Italia që tashmë duket i pashmangshëm.

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë është shumë pranë një marrëveshjeje me gjigantin turk, Besiktas.

Sipas raportimeve të mediave në Turqi, Asllani pritet të firmosë një kontratë me klubin nga Stambolli deri në fund të sezonit aktual.

Marrëveshja do të realizohej në formë huazimi, ndërsa do të përfshijë edhe opsionin e blerjes për shumën prej 13 milionë eurosh.

Burime pranë lojtarit bëjnë të ditur se Asllani ka kërkuar largimin nga Torino, pasi nuk ka arritur të gjejë hapësirat e duhura dhe të shfaqë potencialin e tij.

Për këtë arsye, ndarja nga klubi italian konsiderohet vetëm çështje kohe.

Nëse transferimi te Besiktasi zyrtarizohet, futbollisti “kuqezi” do të bëhet bashkëlojtar me Milot Rashicën, duke formuar kështu një dyshe interesante shqiptare në kampionatin turk. /AutoPortali

TË FUNDIT