Audi ka nisur zyrtarisht aventurën e saj në Formula 1 me prezantimin e njëvendëshes R26, duke bërë të qartë ambiciet e mëdha: luftë për tituj kampionë dhe dominim deri në vitin 2030.
Projekti F1 i Audisë u prezantua në Berlin, ndërsa hyrja në elitën e motorsportit vjen përmes marrjes së ekipit Sauber. Pilotët kryesorë të ekipit do të jenë Nico Hulkenberg dhe Gabriel Bortoleto.
Drejtori i ekipit, Jonathan Wheatley, deklaroi se Audi “nuk ka ardhur për t’u argëtuar”, ndërsa CEO Gernot Dollner theksoi se synimi është të luftohet për tituj kampionë jo më vonë se viti 2030.
Highlights of the R26 launch ⬇️❤️#audif1 pic.twitter.com/Zwk5YVnaD6
— Audi F1 Racing Team (@audi_f1stars) January 20, 2026
Në krye të projektit ndodhet Mattia Binotto, i cili pranoi se rruga sapo ka filluar, por theksoi se qëllimi për vitin 2026 është të bëhen konkurrues. Audi do të marrë pjesë javën e ardhshme në testet parasezonale në Barcelonë.



