Këshilli i Noosa-s në Australi ka ndarë mbi 500 mijë dollarë australianë për organizatat lokale jo-fitimprurëse, në kuadër të granteve për Komunitetin dhe Mjedisin, si pjesë e buxhetit për vitin 2025/26.
Siç shkruan Noosatoday, fondet do të mbështesin ruajtjen e habitatit natyror, adresimin e ndryshimeve klimatike, infrastrukturën komunitare, artin, kulturën, dhe zhvillimin social, transmeton AutoPortali.
Në listën e përfituesve përfshihen projekte si:
– Gjurmimi dhe mbrojtja e breshkave në North Shore
– Ndihma për kafshët e lënduara nga Wildlife Noosa
– Katër projekte për uljen e emetimeve, përfshirë iniciativën “Zero Emissions Noosa”
– Renovime në klube lokale sportive dhe kulturore, si fusha të ndriçuara me LED, dhoma zhveshjeje, kuzhina e re dhe hapësira magazinimi
Gjithashtu, 135 mijë dollarë janë ndarë si grante për aleanca komunitare, që mbulojnë fusha si arti, siguria, trashëgimia dhe shërbimet sociale. Disa nga përfituesit janë: Sunshine Butterflies, Noosa Coast Guard, Meals on Wheels dhe Youturn.
“Ky është një investim që rrit qëndrueshmërinë dhe mirëqenien në komunitetin tonë,” deklaroi kryetari i komunës, Frank Wilkie. /AutoPortali



