Autosport rendit më të mirët e Formula 1 të viteve ’80-ta
A

Autosport rendit më të mirët e Formula 1 të viteve ’80-ta

Revista prestigjioze e motorsportit Autosport ka publikuar renditjen e pilotëve më të mirë të Formula 1 që lanë gjurmë gjatë dekadës së viteve 1980, një periudhë e konsideruar si një nga më konkurrueset dhe më spektakolaret në historinë e sportit.

Në krye të listës qëndron legjenda franceze Alain Prost, i cili dominoi fundin e dekadës me inteligjencën taktike dhe qëndrueshmërinë e tij. Pas tij renditet braziliani Ayrton Senna, i konsideruar nga shumë si një nga talentet më të mëdha që ka parë ndonjëherë Formula 1.

Në mesin e emrave më të spikatur të listës gjenden edhe Nelson Piquet, Nigel Mansell, Niki Lauda dhe Keke Rosberg, të cilët shënuan një epokë të artë të garave me motorë turbo.

Autosport vlerësoi pilotët bazuar në sukseset e arritura gjatë vetë dekadës së viteve ’80, duke marrë parasysh fitoret, titujt botërorë, ndikimin në sport dhe nivelin e konkurrencës me të cilin u përballën.

Dekada e viteve ’80 solli rivalitete historike, makina ikonike dhe disa prej emrave më të mëdhenj që ka njohur ndonjëherë Formula 1, duke mbetur një nga periudhat më të paharrueshme për tifozët e këtij sporti.

TË FUNDIT