Bagnaia më pranë largimit nga Ducati
B

Bagnaia më pranë largimit nga Ducati

E ardhmja e Francesco Bagnaias te Ducati mbetet e paqartë, pavarësisht deklaratave të qeta të pilotit italian për rinovimin e kontratës.

Sinjalet nga drejtuesit e Ducatit tregojnë se prioriteti i skuadrës është vazhdimi i bashkëpunimit me Marc Marquez, i cili tashmë ka arritur një marrëveshje parimore.

Qëndrimi i Ducatit, veçanërisht në aspektin financiar, e vendos Bagnaian në një pozicion të vështirë, ndërsa tensionet e krijuara gjatë sezonit të kaluar mes tij dhe inxhinierëve të skuadrës kanë shtuar pasigurinë.

Në këtë situatë, opsioni i largimit nga Ducati duket gjithnjë e më i mundshëm për kampionin italian.

TË FUNDIT