Bajrami vazhdon të shkruajë historinë
B

Bajrami vazhdon të shkruajë historinë

Nedim Bajrami vazhdon të shkruajë emrin e tij në librat e historisë së futbollit evropian.

Nedim Bajrami, pasi la shenjë me kuqezinjtë në ndeshjen e tij të parë në Evropian duke shënuar brenda 23 sekondash kundër Italisë, ka bërë të njëjtën gjë edhe mbrëmjen e djeshme, teksa ka gjetur rrugën e rrjetës me Rangersin në Ligën e Evropës.

Bajrami debutoi në fazën në grupe të një turneu madhor me klube dhe u tregua menjëherë i vëmendshëm duke shënuar pas vetëm 55 sekondash.

Skuadra skoceze kishte 26 vite, që nuk e provonte një gol në minutën e parë të një sfide evropiane. Diçka të tillë kishte bërë Gennaro Gattuso në vitin 1998.

Pas fitores 2-0 kundër Malmos, padyshim që Bajrami u shpall “Lojtari i Ndeshjes”. Ishte 8.8 vlerësimi që “Sofascore” i jep Bajramit pas paraqitjes mbresëlënëse.

Mesfushori komentoi edhe ndjesinë e golit të parë me Rangersin.

“Ishte shumë e veçantë për mua të shënoja dhe të ndihmoja ekipin me gol. Ne duhet të ecim përpara sepse shumë ndeshje na presin. Jam shumë krenar për këtë gol. Bëmë presing të mirë, topi erdhi tek unë dhe shënova”, tha Bajrami për “dailyrecord.co.uk”.

TË FUNDIT