Kampioni i Kosovës, Ballkani, sot e zhvillon ndeshjen e rrethit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve, në të cilën do të jetë mysafir UE Santa Coloma, ndërsa ndeshja e kthimit do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Llapit.
Fituesi i këtij raundi të parë kualifikues do të përballet me FC Midtjylland të Danimarkës në raundin e dytë kualifikues.
UE Santa Coloma do të shkruajë histori me paraqitjen e parë në Ligën e Kampionëve pasi u kurorëzua kampione e Andorrës për herë të parë sezonin e kaluar.
“Xhebrailat” do të marrin pjesë për herë të tretë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, pasi janë eliminuar në turin e parë në të dyja rastet e mëparshme.



