Ballkani fiton në udhëtim te kampioni i Andorrës
B

Ballkani fiton në udhëtim te kampioni i Andorrës

Skuadra kampione e Kosovës, Ballkani, ka shënuar fitore në udhëtim te kampioni i Andorrës, UE Santa Coloma me rezultat 2:1.

Ndeshja ishte e hapur dhe me raste të shumta shënimi.

Vendësit kaluan në epërsi në minutën e 22-të. El Ghzaoui Darir gjuajti, ndërsa topi u devijua dhe përfundoi prapa shpinës së Enea Koliçit.

Ballkani kërkoi golin e barazimit, ndërsa atë e shënoi Lindon Emërllahu. Ai realizoi penallti në minutën e 42-të.

Shifrat më nuk ndryshuan deri në minutën e 90-të, kur në skenë doli Karrica, i cili gjuajti fuqishëm nga zona për fitoren e ekipit nga Suhareka.

Ballkani për herë të tretë po paraqitet në kualifikimet e Championsit. Në dy rastet e para ishte ndalur në raundin e parë kualifikues. Tani shorti e ka favorizuar dhe shpresohet se do të kalojë në raundin e dytë kualifikues.

Ndeshja e kthimit është të martën e ardhshme në Podujevë.

TË FUNDIT