Ballkani zyrtarizon trajnerin e ri
B

Ballkani zyrtarizon trajnerin e ri

Pas largimit të Ilir Dajës, Ballkani ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Artim Pollozhani është rikthyer te Ballkani, kësaj radhe në postin e trajnerit.

Pollozhani më parë ka qenë pjesë e Ballkanit si ndihmëstrajner i Ilir Dajës.

Njoftimi i plotë nga FC Ballkani:

Mirë se u ktheve në shtëpinë tënde, Artim Pollozhani. Është një nder dhe kënaqësi e madhe që të kemi si kryetrajner të ri të FC Ballkanit.

Përvoja dhe njohuritë e tua për klubin tonë janë një vlerë e shtuar, ku së bashku synojmë të ecim edhe më shumë drejt qëllimeve tona.

Të urojmë një rifillim sa më të suksesshëm në këtë rrugëtim të ri.

Na Priftë e mbara Pollo.

TË FUNDIT