Xavi Hernandez ka njoftuar largimin nga detyra e trajnerit të Barcelonës dhe nuk e ka ndërmend të bëjë prapakthehu, ndërsa klubi duhet të gjejë drejtuesin e ri të bankinës.
Ndërkohë, trajneri i sezonit të ardhshëm të Barcelonës vazhdo të mbetet ende një enigmë.
Sipas raportimeve të medieve spanjolle, në rast se “Blaugranat” nuk ia dalin të bindin Xavin, atëherë një emër që shihet si pasues në krye të Barçës është ai i Rafael Marquez, trajneri aktual i ekipit B.

Gjithsesi mbetet të shihet si do të rrjedhin gjërat, pasi presidenti Joan Laporta ka thënë se pas përfundimit të edicionit do të bisedojë edhe njëherë me Xavin.



