Barcelona gjen zëvendesuesin e Flick në rast largimi
B

Barcelona gjen zëvendesuesin e Flick në rast largimi

 

Barcelona po kalon një periudhë stabiliteti në stol, me Hansi Flick që ka ndërtuar me sukses një projekt konkurrues.

Marrëdhënia mes klubit katalanas dhe trajnerit gjerman vlerësohet shumë pozitive, me të dyja palët që shprehen të kënaqura me bashkëpunimin aktual.

Megjithatë, në klubet e mëdha planifikimi nuk ndalet kurrë.

Edhe pse Flick ka ende një rrugë të gjatë përpara në “Camp Nou”, drejtuesit e Barcelonës po punojnë paralelisht mbi skenarë afatgjatë, duke identifikuar profile që mund të përshtaten natyrshëm si pasardhës të tij në të ardhmen.

Trajneri gjerman ndihet komod në Barcelonë, është përshtatur mirë me ambientin dhe gëzon mbështetjen e plotë të skuadrës.

Po ashtu, edhe tifozët vlerësojnë aftësinë e Flick për të konkurruar në nivele të larta dhe për të menaxhuar dhomën e zhveshjes, dy elementë thelbësorë në një klub me presion të madh si Barcelona.

Për këtë arsye, diskutimi mbi pasardhësin e tij nuk lidhet me ndonjë urgjencë, por me planifikimin strategjik.

Klubi dëshiron të shmangë improvizimet në të ardhmen dhe të ketë alternativa të qarta që përputhen me ADN-në e Barcelonës, kur të vijë fundi natyral i ciklit të Flick.

Në këtë kontekst, emri që bind më shumë si perspektivë për të ardhmen është ai i Cesc Fabregas.

Ish-mesfushori i Barcelonës po ndjek një rrugëtim mbresëlënës si trajner dhe puna e tij te Como ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve në Evropë.

Në sezonin 2023/24, Fabregas arriti ta ngjiste Comon në Serie A, një arritje historike për klubin italian.

Në sezonin pasues, në debutimin e tij në elitë, ai nuk u mjaftua vetëm me mbijetesën, por shfaqi paraqitje të rëndësishme, duke e konsoliduar ekipin përballë rivalëve me buxhete dukshëm më të larta.

Barcelona vlerëson veçanërisht aftësinë e Fabregas për të përshtatur ide moderne në ambiente kërkuese, guximin e tij taktik dhe cilësitë e lidershipit.

Trajneri i ri ka treguar personalitet të fortë, vendimmarrje të guximshme dhe një kuptim shumë të avancuar të lojës, pavarësisht moshës së re në këtë rol./AutoPortali

TË FUNDIT