Bayer Leverkusen e uron në mënyrë të veçantë Xhakën për ditëlindje
B

Bayer Leverkusen e uron në mënyrë të veçantë Xhakën për ditëlindje

Mesfushori shqiptar, futbollisti i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka sot feston ditëlindjen, mbush 32 vjet. Urime të shumta ka pranuar futbollisti i Përfaqësueses së Zvicrës por ishte edhe skuadra e tij, Bayer Leverkuseni që e uroi.

“Urime ditëlindjen i dashuri Granit. Një vit të suksesshëm, ku shpresojmë që nesër e fillon me tri pikë”, ka shkruar në X skuadra gjermane.

Kujtojmë që Leverkusen nesër e zhvillon ndeshjen me liderin aktual në Bundesligë, Bayern Munich.

TË FUNDIT