Bayern ëndërron dyshen fantastike në shtabin teknik
B

Bayern ëndërron dyshen fantastike në shtabin teknik

Në fund të sezonit, Bayern Munich do t’i thotë lamtumirë Thomas Tuchel dhe do të njoftojë se kush do të jetë trajneri i ri për vitin e ardhshëm. Alternativat janë të shumta dhe mediat kanë filluar thashethemet rreth pasuesit të mundshëm të Tuchel.

Në krye të listës së drejtuesve gjermanë është Xabi Alonso, tekniku i  Bayer Leverkusen që po bën mrekullinë me “Aspirinat” (shumë pranë titullit), pasi po thyhet hegjemonia e Bayernit në kampionat.

Sipas Sport Bild, bavarezët po eksplorojnë edhe horizonte të tjera, Zinedine Zidane është gjithashtu ndër profilet e vlerësuara. Nuk përjashtohet mundësia që Bayern në sezonin e ardhshëm të drejtohet nga dyshja Franck Ribery – Zinedine Zidane. Gjithsesi enigma do të zgjidhet gjatë verës.

TË FUNDIT