Mediumi i madh britanik, BBC është tallur keq me Cristiano Ronaldon pasi ylli portugez humbi një penallti në ndeshjen kundër Sllovenisë në 1/8-tës së Kampionatit Evropian.
Ronaldo mori përgjegjësinë për të gjuajtur nga 11 metra, por Oblak bëri një pritje fantastike. Pas penalltisë së humbur, portugezi i famshëm u pushtua nga emocionet dhe nuk i fshehu dot lotët në mes të fushës në Frankfurt.
Pasi humbi penalltinë, mediumi BBC i vuri Ronaldos një pseudonim që kurrë nuk e kishte menduar se do ta gjente diku në një tranmetim të drejtpërdrejt në TV.

“Misstiano Penaldo”, shkruhej në mbishkrimin e BBC-së, ku përdorën fjalën “miss”, pra dështim dhe ia ndryshuan emrin Ronaldo në Penaldo.
Jo të gjithëve u pëlqeu kjo lëvizje, ndaj shumë e kritikuan BBC-në dhe theksuan se duhej t’i kërkonin falje portugezit të famshëm për këtë përçmim.



