Bedri Hamza zgjidhet kandidat i PDK-së për kryeministër
B

Bedri Hamza zgjidhet kandidat i PDK-së për kryeministër

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi sot ka propozuar Bedri Hamzën kandidat për kryeministër të ardhshëm të Kosovës.

Ai tha se Bedri Hamza është përgjigja e thirrjeve të qytetarëve për jetë, mirëqenie dhe të ardhme më të mirë e të sigurt.

“Sot, kam nominuar Bedri Hamzën si kandidat të Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër të vendit tonë. Si një personalitet i dëshmuar, Bedriu është përgjigjja jonë ndaj thirrjeve të qytetarëve për jetë, mirëqenie dhe të ardhme më të mirë e më te sigurt! Të priftë e mbara, Kryeministër”, ka shkruar Krasniqi në Facebook./AutoPortali/

TË FUNDIT