MotoGP kërkon kufi buxhetor si Formula 1
M

MotoGP kërkon kufi buxhetor si Formula 1

Drejtori sportiv i MotoGP-së, Carlos Ezpeleta, dëshiron të vendosë një tavan për shpenzimet e ekipeve, ngjashëm me Formula 1.

Në F1, kufiri buxhetor ka ndihmuar në uljen e shpenzimeve dhe ka rritur rentabilitetin e kampionatit.

Në MotoGP, diferenca mes buxheteve është e madhe: Honda shpenzon rreth 80 milionë euro në vit, ndërsa Aprilia rreth 20 milionë. Megjithatë, Aprilia aktualisht po performon më mirë në pistë, duke kryesuar kampionatin.

Ezpeleta pranon se vendosja e një kufiri do të jetë e vështirë, por beson se është e nevojshme për të ulur kostot dhe për ta bërë sportin më të qëndrueshëm.

TË FUNDIT