Jude Bellingham pati një fillim të shkëlqyeshëm te Real Madrid, por së fundi gjërat kanë ndryshuar.
Deri në muajin dhjetor, ish-futbollisti i Borussia Dortmundit ia kishte dalë ta kalonte çdo pritshmëri, duke arritur madje edhe në krye të golashënuesve të La Ligas.
Por, që nga fillimi i vitit 2024, futbollisti anglez i ka shënuar vetëm tre gola.
Bellingham u ndal edhe nga lëndimet, kështu që forma e tij fizike nuk është optimale që kur u rikthye në dispozicion të trajnerit Carlo Ancelotti.
Pikërisht ky i fundit, sipas të së përditshmes spanjolle “Marca”, nuk është i brengosur nga rënia e yllit të tij.
Trajneri italian është i bindur se futbollisti i tij do të shënojë gola, do të dhurojë asistime dhe do të kontribuojë në fushën e blertë sikur në pjesën e parë të sezonit.



