Në një prononcim për “El Chiringuito de Jugones”, Karim Benzema ka thënë mendimin e tij mbi vbështirësitë me të cilat po ndeshet Kylian Mbappe te Real Madridi.
Sipas tij numri 9 i Realit ka një problem të madh, pasi nuk luan në pozicionin e tij ideal.
“Mendoj se Kylian nuk është një sulmues qendre dhe sa herë ka interpretuar këtë rol me Kombëtaren kam vënë re se nuk ndihet komod. Problemi i madh me Mbappen është se në të majtë luan një tjetër lojtar, i cili është po aq i zoti sa ai”, tha Benzema duke iu referuar Vinicius Junior.

I pyetur nëse Ancelotti do të gjente një zgjidhje për këtë problem, Benzema tha: “Nuk besoj se Ancelotti do të spostojë Viniciusin. Ai për pozicionin që ka është më i miri në glob”.



