Berat Gjimshiti me ofertë të (pa)rezistueshme
B

Berat Gjimshiti me ofertë të (pa)rezistueshme

Karriera e Berat Gjimshitit mund të vazhdojë në Katar. Mbrojtësi shqiptar i Atalantas në fakt është kërkuar nga Al-Rayyan dhe tashmë janë duke u zhvilluar kontakte mes palëve.

Pas gjashtë sezoneve radhazi në Atalanta dhe nëntë sezoneve në Itali, Gjimshiti mund t’i thotë lamtumirë Serie A dhe të transferohet në Katar.

Në fakt janë duke u zhvilluar disa kontakte që mbrojtësi i lindur në vitin 1993 të kalojë te Al-Rayyan. Ai ende nuk ka dhënë “ok’ finale për të bërë këtë kalim, por oferta sa i përket kontratës dhe rrogës duket të jetë e majme.

Vlerësimi i kartonit nga Atalanta shkon në 10 milionë euro. Priten zhvillime të tjera dhe nëse do të mbyllet ky akord mes palëve.

TË FUNDIT