Besiktas synon të transferojë edhe një futbollist shqiptar
B

Besiktas synon të transferojë edhe një futbollist shqiptar

E ardhmja e Ardian Ismajlit mund të jetë në Turqi. Besiktas është skuadra që synon të transferojë mbrojtësin shqiptar, me mediet italiane që raportojnë se drejtuesit e klubit turk do të takohen shumë shpejt me Empolin për të nisur negociatat.

27-vjeçari vjen pas një sezoni të mirë në aspektin personal, pasi zhvilloi 27 ndeshje me Empol-n, por duhet theksuar se në kampionatin e fundit mbrojtësi ”kuqezi” kaloi edhe një periudhë dëmtimi.

Sipas burimeve, Besiktas, klub në të cilin luajnë edhe Ernest Muçi dhe Milot Rashica është i vendosur për të mbyllur me sukses këtë operacion, për të përforcuar repartin e mbrojtjes, një kërkesë e trajnerit holandez Giovanni Van Bronckhorst.

 

Ismajli ka kontratë me Empolin deri në verën e vitit 2025 dhe në një situatë të tillë klubi toskan do të shqyrtojë çdo ofertë në drejtim të mbrojtësit që ishte gjithashtu i grumbulluar me Shqipërinë në EURO2024, por që nuk luajti asnjë minutë.

Tani pritet me shumë interes për të parë se çfarë do të ndodhë dhe nëse Besiktas do t’ia dalë të transferojë Ardian Ismajlin.

 

TË FUNDIT