Një amerikan, Quincy Sandbank, bleu një Mercedes 190E të vitit 1991, duke rikthyer debatin mbi qëndrueshmërinë e makinave të vjetra.
Dikur makinat si Mercedes, Golf e të tjera mund të riparoheshin lehtësisht në parking, me disa vegla bazë. Sot, automjetet moderne janë të mbushura me sensorë, radarë, ekrane dhe softuer, ndaj edhe një defekt i vogël shpesh kërkon diagnostikim profesional.
Sipas artikullit, teknologjia moderne mundëson prodhimin e makinave që zgjasin qindra mijëra kilometra, por industria nuk ka interes ekonomik që automjetet të zgjasin për dekada.
Kështu, makina ka kaluar nga një pasuri afatgjatë në një produkt që shumë njerëz e zëvendësojnë çdo disa vite.



