Blick: Xhaka, futbollisti i dytë më me ndikim në botë
B

Blick: Xhaka, futbollisti i dytë më me ndikim në botë

Granit Xhaka, lojtari i dytë më me ndikim në botë. Ky është titulli i gazetës më të madhe zvicerane “Blick” e cila shkruan për sukseset e yllit të futbollit zviceran, kapitenit Granit Xhaka.

Ky është rezultati i një përllogaritjeje të kryer nga Observatori i Futbollit CIES, shkruan gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Vetëm Rodri (Manchester City) bën më mirë se Granit Xhaka në të gjithë botën. Observatori i Futbollit CIES zbuloi mëngjesin e kësaj të mërkure rezultatet e një përllogaritjeje të kryer për lojtarët që kanë ndikimin më të madh këtë sezon.

“Rezultati i ndikimit u llogarit duke marrë parasysh paraqitjet në gjashtë asepkte të lojës, minutat e luajtura në kampionat, si dhe rezultatet,” shpjegon institucioni i vendosur në Neuchatel.

Ndër këto gjashtë fusha janë mbrojtja në tokë, shpërndarja, goditjet, asistimi, përfundimi dhe loja në ajër.

Me të gjitha këto të dhëna, Granit Xhaka përfundoi në vendin e dytë, me 92.3 pikë. Megjithatë, ai mbetet shumë larg fituesit të madh të kësaj përllogaritjeje, pikërisht spanjollit Rodri. Mesfushori i Manchester Cityt ka grumbulluar një total mbresëlënës prej 98.5 pikësh.

TË FUNDIT