Bolt dëshiron të sfidojë këtë futbollist në 100 metra
B

Bolt dëshiron të sfidojë këtë futbollist në 100 metra

Legjenda e atletikës, Usain Bolt, ka zgjedhur Kylian Mbappe si futbollistin që dëshiron të sfidojë në një garë 100 metra.

Bolt, tetë herë fitues i medaljes së artë dhe mbajtës i rekordeve botërore në garën 100 metra, së fundmi u paraqit në çmimin prestigjioz Laureus.

37-vjeçari u pyet se cilin futbollist do të dëshironte të sfidonte në një garë në kulmin e tij.

“Unë me të vërtetë dua të shoh se sa i shpejtë është Mbappe”, ka thënë Bolt.

Kur u pyet nëse Mbappe mund ta mposhtte, Bolt tha: “Jo ai nuk mundet. Por unë do të doja të shihja se sa afër jemi”.

Usain Bolt është mbajtësi i rekordeve botërore në 100 metra (9.58 sekonda) si dhe në 200 metra (19.19 sekonda).

Bolt arriti rekordin botëror në 100 metra në vitin 2009, duke përmirësuar rekordin e tij prej 9.69 sekondash, të cilin e vendosi në Lojërat Olimpike të Pekinit 2008.

Ndërkohë, Kylian Mbappe është një nga futbollistët më të shpejtë në botë.

Sipas GiveMeSport, fituesi i Kupës së Botës 2022 arriti një shpejtësi maksimale prej 10.6 metra në sekondë në vitin 2022.

TË FUNDIT