Boston Celtics në shitje, lajmërohet blerësi i parë
B

Boston Celtics në shitje, lajmërohet blerësi i parë

Boston Celtics është në shitje, pas titullit të 18-të kampion të fituar pak muaj më parë. Kampionët e NBA janë në kërkim të një pronari dhe në këtë garë ka hyrë fuqishëm Jeff Bezos.

Për interesin e shfaqur nga pronari i “Amazon” ka treguar detaje gazetari i njohur amerikan Bill Simmons i “The Ringer”.

Vendimi i Wyc Grousbeck për të shitur ekipin e Boston nuk pritej. Por, ky hap duket se nuk i ka gjetur të papërgatitur shumë manjatë, të cilët kanë shprehur interesin për ekipin.

TË FUNDIT