Boston del në shitje, çmimi është marramendës
B

Boston del në shitje, çmimi është marramendës

Një lajm tepër befasues ka ardhur nga SHBA, konkretisht nga NBA. Skuadra kampione, Boston Celtics, vetëm tri javë pasi e fitoi titullin e 18-të në historinë e saj (rekord në NBA), ka dalë në shitje.

Wyc Grousbeck dhe Steve Pagliuca, që mbajnë shumicën e aksioneve të klubit, kanë njoftuar se kanë nxjerrë në shitje klubin historik. Kur e blenë Celtics në vitin 2002, 22 vjet më parë, ata paguan 360 milionë dollarë. Sot ato mund të shesin klubin për më shumë se 5 miliardë dollarë.

Duket se çështja e rinovimit të kontratave ka sjellë këtë tërmet në klub. Jaylen Brown nënshkroi një kontratë 5-vjeçare me vlerë 285 milionë dollarë verën e kaluar. Dje, Jayson Tatum nënshkroi një rinovim të saj me 314 milionë dollarë deri në fund të sezonit 2029-2030.

Kjo është edhe kontrata më e pasur në historinë e NBA. Më herët kishte rinovuar edhe Derrick White, 4 vjet për 125 milionë.

Dhe, meqenëse ka një kufi pagash për t’u përmbushur, i vendosur në 140 milionë dollarë për sezonin e ardhshëm, Celtics do të kdetyrohen të paguajnë taksa shtesë.

Në sezonin 2025-2026, ata që e kalojnë kufirin prej 20 milionë do të shohin rritjen e taksës së luksit me 40%, madje me 52.6% për ata që e kalojnë për të dytin vit radhazi.

Pra, qindra miliona dollarë që dalin. Kjo është ndoshta arsyeja pse Pagliuca, i cili është gjithashtu aksioner i shumicës së Atalantas, dhe Grousbeck kanë vendosur të nxjerrin Celtics në shitje. Nuk dihet ende se cilët mund të jenë blerësit e ardhshëm.

Ndryshimi i pronësisë do të jetë gradual dhe do të bëhet në fund të vitit ose në fillim të 2025-ës, me Grousbeck që do të mbetet në rolin e pronarit referues deri në mbylljen e dytë, që do të bëhet në vitin 2028.

TË FUNDIT