Boston Celtics u shpall kampion në Konferencën e Lindjes në NBA, pas fitores 105-102 ndaj Indiana në ndeshjen e katërt finale të play off. Një kosh i Derrick White 46 sekonda nga fundi i kohës së rregullt i dha fitoren Bostonit, që fitoi 4-0 me ndeshje.
Boston rikthehet në finalet për titull në NBA pas dy vitesh dhe pret të mësojë emrin e ekipit rival që do të vijë nga Konferenca e Perëndimit. Më 6 qershor do të luhet finalja e parë play off, në fushën e Celtics, që ka rezultatin më të mirë në sezonin e rregullt.
Ndeshja u komandua nga Indiana në shumicën e kohës, që kërkonte fitoren para publikut të saj. Nembhard realizoi 24 pikë e 10 asistime për vendasit, por që s’mjaftuan për të fituar dhe rihapur serinë.

Për Boston u dalluan Jaylen Brown me 29 pikë e Jayson Tatum me 26 pikë e 13 kërcime. Brown u shpall edhe MVP i finaleve në Konferencën e Lindjes, një vlerësim i merituar për të.
Finale – Lindje
Boston – Indiana 105-102 (4-0)
Finale – Perëndim
Minnesota – Dallas (0-3)



