Boston, skuadra e parë finaliste
B

Boston, skuadra e parë finaliste

Boston Celtics është ekipi i parë finalist i play off-it në Konferencën e Lindjes. Boston fitoi 113-98 ndaj Cleveland, për të fituar 4-1 serinë e takimeve, duke u rikthyer në finalet e Lindjes.

Në fushën e tij Boston nuk zhgënjeu, duke dominuar në fushë dhe merituar fitoren. 6 lojtarë realizuan mbi 10 pikë, ku u dalluan Tatum me 25 pikë e 10 kërcime si dhe Horford me 22 pikë e 15 kërcime.

Në Konferencën e Perëndimit, ekipi i Dallas fitoi 104-91 në fushën e Oklahoma, duke udhëhequr 3-2 serinë dhe ka shannsin e artë të kualifikohet në finale. Një ndeshje e madhe për teksanët, që po kalojnë një moment të mirë.

Luka Doncic ishte autor i 31 pikëve 10 kërcimeve e 11 asistime. Mirë u paraqit edhe Jones Jr. me 19 pikë, ndërsa 30 pikët e Alexander Shai për vendasit nuk mjaftuan për të fituar.

Gjysmëfinale – gjysmëfinale
New York – Indiana (3-2)
Boston – Cleveland 113-98 (4-1)

Gjysmëfinale – perëndim
Denver – Minnesota (3-2)
Oklahoma – Dallas 91-104 (2-3)

TË FUNDIT