Boston thellon krizën e Milwaukees
B

Boston thellon krizën e Milwaukees

Boston Celtics ka fituar me shifrat 113-107 në fushën e Milwukaee, në një përballje mes dy ekipesh rivale në Konferencën e Lindjes.

Tatum me 31 pikë e 12 kërcime ishte lider për kampionët, që ngjiten në vendin e dytë, ndërsa 43 pikët e 13 kërcime të Antetkounmpo mbetën për statistikë.

Skuadra e Golden State i bashkohet treshes kryesuese në Perëndim, pas fitores 127-116 në fushën e Oklahomës. Stehen Curry me 36 pikë ishte shënuesi më i mirë i ndeshjes. Fiton edhe ekipi i Lakers, që mundi 123-103 Toronto, ndeshje ku për kalifornianët u dallua Austin Reaves me 27 pikë.

Fitore në sekondën e fundit për Miamin, që mundi 95-094 Minnesota jashtë fushe. Tyler Herro ishte hero për ekipin nga Florida.

Rezultatet:
Detroit – Houston 99-101
Milwakee – Boston 107-113
Indiana – New York 132-121
Orlando – Washington 121-94
Minnesota – Miami 94-95
Oklahoma – Golden State 116-127
Philadelphia – Charlotte 107-105
Denver – Dallas 122-120
Phoenix – Sacramento 118-127
Portland – Memphis 89-134
Lakers – Toronto 123-103

TË FUNDIT