Britania rrit kontrollet mbi eksportin e gomave për të ndaluar djegien e paligjshme në Indi
B

Britania rrit kontrollet mbi eksportin e gomave për të ndaluar djegien e paligjshme në Indi

Agjencia e Mjedisit në Britani do të nisë kontrolle më të rrepta mbi eksportin e gomave të përdorura, pas një hetimi të BBC-së që zbuloi se miliona goma po digjen në mënyrë të paligjshme në impiante në Indi.

Raporti tregon se shumë goma britanike mund të përfundojnë në këto “furna të rrezikshme” që shkaktojnë ndotje të madhe dhe kërcënojnë shëndetin publik.

Aktivistët dhe industria e riciklimit e kanë mirëpritur masat, por paralajmërojnë se ende ekzistojnë boshllëqe ligjore që nuk adresohen. Në Mbretërinë e Bashkuar prodhohen rreth 50 milion goma të përdorura në vit, prej të cilave gjysma eksportohen në Indi, transmeton AutoPortali.

Prej 1 tetorit, eksportuesit duhet të dëshmojnë se gomat do të trajtohen në mënyrë të sigurt dhe të qëndrueshme.

TË FUNDIT