Tashmë është e konfirmuar që Armando Broja do të largohet nga Chelsea, por mbetet të shihet se ku do ta vazhdojë karrierën.
Sulmuesi shqiptar nuk është në planet e trajnerit Enzo Maresca i cili e ka përjashtuar nga ekipi i parë.
Ofertat në drejtim të yllit shqiptar nuk mungojnë, megjithatë Chelsea ende nuk ka vendosur se ku do ta dërgojë atë.
Së fundmi një opsion mjaft interesant i është shfaqur yllit shqiptar, që karrierën ta vazhdojë në elitën e futbollit gjerman Bundesliga.
Sky Sport De ka raportuar se Stuttgarti ka nisur zyrtarisht negociatat me Chelsean dhe është duke kërkuar huazimin e Brojës.
Stuttgart është një opsion shumë interesant, pasi do të luajë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Mbetet të shihet se si do të veprojë Chelsea, që ditë më parë ka refuzuar 32 milionë euro nga Evertoni për Brojën.
Bisedimet mes klubeve janë në fazën fillestare dhe kjo javë pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e sulmuesit shqiptar.



