Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja do të vijojë karrierën te skuadra e Evertonit.
Marrëveshja mes palëve u arrit në ditën e fundit të afatit kalimtar, ndërsa sot ai është prezantuar nga klubi.
“Blerja jonë më e re është këtu. Mirëseerdhe Armando Broja”, shkruhet në profilin e klubit anglez.

Gjatë video së prezantimit Broja shfaqet i qeshur si dhe nuk harron të bëjë shqiponjën me dorë
Rikujtojmë që sulmuesi u huazua nga Chelsea me të drejtë blerje për 30 milionë euro.



