Sonte në stadiumin kombëtar “Air Albania” do të zhvillohet ndeshja e dytë e Ligës së Kombeve për Shqipërinë, e cila do të përballet me Gjeorgjinë.
Një ndeshje shumë e rendësishme për kombëgtaren kuqezi, e cila në këtë grumbullim të parë të këtij aktiviteti është përballur me disa mungesa kryesore në reparte të ndryshme, si rasti i Berat Gjimshitit apo i Armando Brojës.
Megjithartë, ky i fundit i cili në ditët e fundit të afatit kalimtar kaloi tek Evertoni po përpiqet të rikuperojë një tjetër dëtmim në tendinën e Akilit, por kjo nuk e ka penguar që sot, në ditën e tij të ditëlindjes, të jetë për të mbështetur shokët e tij të ekipit në Tiranë.
Pritet që përzgjedhësi Sylvinho t’ia besojë Brojës repartin e sulmit.



